Rrihet për vdekje shqiptari u mbajt 10 ditë në frigorifer

Kronikë e zezë

Rrihet për vdekje shqiptari u mbajt 10 ditë në frigorifer

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 16:29
Pëllumb Marnikollaj

Pëllumb Marnikollaj i riu 28 vjeçar duket se është viktima e radhës e dhunës së policisë greke si Ilia Kareli 2 vite më parë. Trupi i tij i pajetë ka mbërritur këtë të dielë në vendlindje për tu varrosur në fshatin Rrilë të Lezhës.

Familjarët dhe miqtë kanë shprehur dyshime se pas dhunës së ushtruar në rajonin e Policisë Kato Patisia të Athinës, ngjarja është tentuar të mbahej e fshehë për 10 ditë , ndërsa trupi i tij ka qëndrua në frigorifer.

Ngjarja është denoncuar nga miqtë përmes faqes ‘Realiteti Shkodër News’, ku thuhet se viktima Pëllumb Marinkolaj, emigrant në Greqi ishte arrestuar për vjedhje dhe kishte kryer 8 vite burg. 4 muaj më parë, gjykata e kishte liruar duke i dhënë një masën lehtësuese, detyrim paraqitjeje. Rreth orës 20:00 të 3 gushtit shqiptari është paraqitur në rajon, por nuk ka dalë më i gjallë nga aty.
 
Policia greke kishte dërguar trupin në morgun e spitalit “Erithros Stravros” Athinë, duke deklaruar se i riu kishte rënë nga kati i katërt i godinës.
 
Mungesa e Marnikollajt është pikasur nga një mik i tij, me të cilin 28-vjeçari kishte komunikuar në telefon atë mbrëmje, duke i premtuar se do ta ritelefononte pasi të firmoste paraqitjen në rajonin e policisë. Ai së bashku me familjarë të lezhjanit kanë nisur kërkimet duke hasur dhe në kundërshtitë e avokatit.
 
Pas kësaj situate të paqartë, i vënë nën alarm vëllai i viktimës ka udhëtuar drejt Athinës. Pas shumë kërkimesh ai ka gjetur trupin e Pëllumbit në frigoriferin e varrezave “Agio Anargioro”, gati për tu varrosur i klasifikuar si një kufomë pa identitet.

Fillimisht drejtuesit e varrezave kanë refuzuar të tregojnë trupin, të cilit i ishte bërë autopsia pa praninë e prokurorisë, grupit hetimor, familjarëve apo avokatit, por vetëm me urdhër të policisë greke.
 
Miqtë e lezhjanit rrëfejnë se trupi ka pasur shenja të dukshme të një dhune. Drejtuesit e varrezave kanë pranuar të dorëzojnë kufomën vetëm me kushtin që të mos kishte denoncime dhe çështja të varrosej bashkë me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat