Asfaltohet edhe rruga në Tërrstenë të Shalës së Bajgorës

Mitrovica

Asfaltohet edhe rruga në Tërrstenë të Shalës së Bajgorës

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 14:19
Agim Bahtiri

Të dielën ka filluar asfaltimi edhe i rrugës në fshatin Tërrstenë të Shalës së Bajgorës. Punimet me këtë rast i ka inspektuar kryetari i komunës, Agim bahtiri me drejtorët komunal Besnik Beka, Sami Zeka e Jeton Ujkani.

Kryetari Bahtiri kërkoi nga punëkryesi që t’i përmbahet plotësisht kontratës për realizimin e projektit, duke i respektuar të gjitha kërkesat që ajo parasheh, si dhe që cilësia e punëve dhe materialit të jetë në nivel.

Ndërsa, qytetarëve të Tërrstenës ju tha që të qëndrojnë të jetojnë aty, sepse komuna do të vazhdoj me përmirësimin e kushteve të tyre për jetesë aty.

“Unë jam shumë i gëzuar që ju tani e tutje nuk do t’i keni problemet e rrugës që i keni pas deri tash, që për pasojë ka pas edhe zhvendosjen e qytetarëve nga fshati. Ne do të vazhdojmë të ju ndihmojmë edhe sa i përket zgjidhjes së problemeve tjera infrastrukturore dhe të shkollimit për fëmijët tuaj, në mënyrë që ju të vazhdoni të jetoni në këtë vend të bukur e piktoresk”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Banorët e Tërrstenës falënderuan drejtuesit komunalë për asfaltimin e rrugës, duke thënë se në të kaluarën ishin lënë pas dore nga qeverisjet tjera lokale. Ata thanë se shpresojnë që në të ardhmen të mos ketë largime nga fshati, por që të ndodhë e kundërta, që aty të kthehen ata që janë larguar më parë.

Rruga që nisi të asfaltohet ka nj gjatësi prej 1.050 metra dhe ka kushtuar mbi 50.000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat