Mimoza Kusari-Lila: Kurti është surrealist, Haradinaj nuk ka vizion

Politika

Mimoza Kusari-Lila: Kurti është surrealist, Haradinaj nuk ka vizion

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 22:07
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë për ish-liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, se ai është surrealist (jorealist), ndërsa për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, se nuk është një lider që ka vizion për të ardhmen që i duhet Kosovës.

Këto komente Kusari-Lila I ka bërë në emisionin “Personale” në TV Dukagjin.

Ajo ka folur edhe për të kaluarën e saj në Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit, për të cilën ka thënë se tashmë është një etapë e mbyllur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat