Islami: Ja pse e vranë gazetarin, Bardhyl Ajetin

Lajme

Islami: Ja pse e vranë gazetarin, Bardhyl Ajetin

Më: 25 qershor 2016 Në ora: 10:11
Bardhyl Ajeti

Publicisti dhe analisti politik, Gazmend Islami, 11 vite pas vrasjes së gazetarit të Gazetës “Bota sot” Bardhyl Ajeti ka folur për vrasjen e tij për të cilën ende nuk janë zbuluar fajtorët

Islami ka thënë se Bardhyl Ajetin e vranë, sepse ai vriste vrasësit me të vërtetën e tij të shkruar, e vranë pas shpine, ata që thoshin ne po bëjmë politikën Kombëtare.

“Bardhyl Ajetin e vranë,sepse ai vriste vrasësit me të vërtetën e tij të shkruar, e vranë pas shpine,ata që thoshin ne po bëjmë politikën Kombëtare e po vrasim tradhtarët, e vranë pas shpine, sepse ashtu kishin bërë qindra vrasje pas luftës. Qytetaria jonë duhet të ngrihet, të thërras me zë të lartë,deri në kupë të qiellit, vrasësit në pranga,sepse vetëm atëherë, shpirti i Bardhylit e qindra tjerave mund të jenë të qet. Vjedhja e dëshmive në policinë e Kosovës,tregon më së miri pistën e parë, se ku duhet të hetohet për të ardhur tek vrasësit, ata nuk janë larg, ata janë afër nesh edhe më afër se ne mendojmë . Drejtësi vepro me shpejtë, drejtësi mos u bë peng i atyre që vranë, drejtësi thirre shpirtin e drejtësisë të dënoj drejtësisht kriminelët”, ka shkruar Islami në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat