Lajme të mira për ata që konsumojnë birrë

Këshilla mjekësore

Lajme të mira për ata që konsumojnë birrë

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 23:49
Ilustrim

Kështu shprehen shkencëtarët e Institutit Neurologjik Mesdhetar në Itali, sipas të cilëve, konsumi i një sasie të moderuar birre çdo ditë, ul me plot 25 për qind rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Ekspertët analizuan të dhënat e më shumë se 150 studimeve dhe dolën në konkluzionin se konsumi i rreth 700 mililitrave për meshkujt dhe gjysma e kësaj sasie tek femrat, ka efekte pozitive në shëndetin e zemrës.

Ata përfunduan gjithashtu se konsumi i kësaj sasie në ditë, nuk ndikonte në shansin e njerëzve për t’u prekur nga dementia, kanceri apo sëmundje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat