Pas vrasjes së ariut, gjendet diçka e papritur në barkun e tij

Ndryshe

Pas vrasjes së ariut, gjendet diçka e papritur në barkun e tij

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 15:31
Arinjet ne Japoni

Një zbulim makabër është bërë në Japoni, ku autoritetet e Kazuno, kanë zbuluar se në stomakun e një ariu të vrarë së fundmi në zonë, kishte mbetje njerëzore.
Kafsha, një ari aziatik rreth 1 metër e 30 cm, u vra nga një gjahtar të premten në pyllin e Kazuno, në prefekturën e Akita.

Trupi i kafshës ju nënshtrua analizave ku u bë zbulimi shokues. Siç shkruan agjencia e lajmeve ‘kyodo’, autoritetet dyshojnë se mbetjet e mishit dhe eshtrat e njerëzve, u përkasin banorëve të zonës, të zhdukur kohëve të fundit, shkruan noa.al.

Gjatë javëve të fundit, në zonë kanë vdekur katër persona, të gjithë prej sulmeve nga arinjtë. Trupi i viktimës së katërt, një grua 74- vjeçare, e cila kishte shkuar në pyll për të mbledhur lule dhe bimë mjekësore për t’i shitur, u zbuluan pak para vrasjes së ariut dhe jo shumë larg tij.

Deri më tani nuk dihet nëse mbetjet në barkun e ariut i përkasin vetëm një personi apo edhe të tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat