Në Ditën e Mjedisit Budrika përzgjidhet si lokaliteti më i pastër i komunës së Vitisë

Gjilani

Në Ditën e Mjedisit Budrika përzgjidhet si lokaliteti më i pastër i komunës së Vitisë

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 13:32
Pamje nga takimi

Në Viti sot është shënuar Dita ndërkombëtare e Mjedisit, me që rast komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka bërë shpalljen e fshatrave, shkollave dhe kopshteve më të bukura për vitin 2016.

Në takimin që u mbajt sot në sallën e Kuvendit Komunal në Viti për nderë të kësaj dite, e ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve dhe këshillave të fshatrave të komunës së Vitisë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar angazhimin institucional në krijimin e hapësirave të gjelbëruara dhe ambienteve të pastra.

Kryetari Haliti u fokusua në projektet e realizuara dhe ato që do të finalizohen në të ardhmen që kanë të bëjnë me ambientin, mbrojtjen mjedisit, mbajtjen e pastërtisë etj.

“Për ata që punojnë, komuna është këtu për tu mbështetur. Duhet të reflektojmë të gjithë si në këtë ditë te mjedisit që po e shënojmë sot, që të angazhohemi për ti kontribuar ambientit të pastër dhe krijimit të hapësirave gjelbëruese’’, ka thënë kryetari Haliti. Ndërsa komisioni për përzgjedhjen e fshatrave, shkollave dhe kopshteve më të mira, ka bërë edhe publikimin e më të dalluarve, me që rast mirënjohjet ua ndau kryetari Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira. Fshati më i pastër u përzgjodh Budrika e Epërme, ndërsa fshati më i rregulluar Ramjani.

Ambientet shkollorë u dalluan për këtë vit shkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” e fshatit Smirë që zuri vendin e parë, vendin e dytë e ndanë shkolla “Kenan Halimi” nga Skifteraj dhe shkolla’ Dëshmorët e Vitisë” nga Viti, si dhe vendi i tretë për shkollën “Safet Rexhepi”- Ballancë. Kurse kopshti më i mirë që u rendit në vendin e parë është i Ferid Bajramit nga Tërpeza, vendin i dytë kopshtit të Admir Frangut nga Sllatina e Poshtme dhe vendi I tretë për Deli Pajazitin nga Zhitia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat