Gjakovë, nisën Ditët e Agrobiznesit “Kosova 2016”

Gjakova

Gjakovë, nisën Ditët e Agrobiznesit “Kosova 2016”

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 18:01
Pamje nga aktiviteti

Komuna e Gjakovës, Drejtoria e saj për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në bashkorganizim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës kanë nisur sot aktivitetin treditor - Ditët e Agrobiznesit “Kosova 2016”.

Ky aktivitet, që do të zhvillohet prej 2 deri me 4 qershor, ka nisur me punëtorinë për sektorët e lavërtarisë dhe furrëtarisë.

Në fjalën e rastit të thënë nga Bekim Ermeni, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, është bërë e ditur se punëtoritë kanë për qëllim që të përgatisin fermerët kosovarë për perspektivën e re të sektorit të bujqësisë dhe të sektorit të ushqimit në përgjithësi, kushteve të reja të tregut, zhvillimeve demografike, liberalizimin e tregut dhe rikonfigurimin e sistemit të brendshëm ekonomik.

Në punëtori kanë referuar Mustafë Ahmetxhekaj, nga fabrika e farërave “Agroelita” në Klinë, që ka trajtuar temën “Prodhimtaria dhe teknologjia përpunuese e farës së gurit”, Bukurosh Onuzi nga Shqipëria, i cili është paraqitur me temën “Rëndësia e drithërave”, si dhe Bedri Dina, që ka shtjelluar temën “Teknologjia e përpunimit të drithërave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat