Rebelohet ish-ushtari i UÇK-së: Edhe stërshitësi i cigareve, që furnizohej nga serbët, mori statusin e veteranit!

Lajme

Rebelohet ish-ushtari i UÇK-së: Edhe stërshitësi i cigareve, që furnizohej nga serbët, mori statusin e veteranit!

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 13:00
Adnan Sogojeva

Procesi i verifikimit të veteranëve të luftës së UÇK-së ka degraduar keq. Së fundi ka reaguar edhe ish- ushtari i UÇK-së, Adnan Sogojeva, i cili është djali i ish- komandantit Abedin Sogojeva.

Ai në një shënim në Facebook është shprehur i dëshpëruar se si edhe shitësit të cigareve, i cili furnizohej nga serbët iu dha statusi i veteranit. Sipas tij, më turp më s’ka ku shkon.

Reagimi i plotë i tij:

“Fatkeqësisht, ky është realiteti! Personalisht unë dhe shumë djem lufte nga vendi im kem ble cigare (Bozhur) 10 marka nga ky person, të cilin e kem pa në listë të veteranëve luftëtarë …! Ky i njëjti me cigare dhe gjëra tjera që na i shitke neve në luftë, furnizohej në fshatin Harilaq në një shitore të një serbi. E po ky person tash është veteran…! Turp, më turp ska ku shkon.

Në një vend normal do duhej të merrte masa prokuroria …! Ka me dhjetra dëshmitar ose me qindra që dëshmojnë kunder këtij profiteri, matrapazi …!

Ku u katandise oj Kosovë?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat