Sherr me grushte në parlament (VIDEO)

Bota

Sherr me grushte në parlament (VIDEO)

Më: 3 maj 2016 Në ora: 14:43

Për të dytën herë brenda një jave parlamenti turk është kthyer në një arenë boksi.

Deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim u përleshën fizikisht me politikanët pro-kurdë.

Shkak për sherrin masiv është bërë një koment i ministrit të Drejtësisë, Bekir Bozdag, i cili akuzoi partinë HDP si mbështetëse të kurdëve dhe shkaktar të dhunës së të enjtes së shkuar.

Kjo deklaratë shkaktoi zemërim në radhët e deputetëve opozitarë të cilët e konsideruan si “shpifje” dhe në këtë moment nisën trazirat.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka kërkuar ndjekjen penale të disa pjesëtarëve të partisë pro-kurde pasi e akuzon këtë të fundit se është një zgjatim i Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat