Hera e parë në histori, Parlamenti i Iranit më shumë femra sesa klerikë

Bota

Hera e parë në histori, Parlamenti i Iranit më shumë femra sesa klerikë

Më: 1 maj 2016 Në ora: 23:42

Për herë të parë në historinë e Parlamentit të Republikës islamike të Iranit, që sapo u rinovua, fetarët do të jenë më të paktë në numër se sa femrat, 16 kundrejt 17, në 290 deputetë, raportuan sot mediat iraniane.

Parlamenti i ri i zgjedhur gjatë dy raundeve më 26 shkurt dhe 29 prill ku janë zgjedhur 17 femra, 15 prej të cilave janë reformatore dhe të moderuara, numri më i lartë që prej revolucionit islamik të vitit 1979.

Ato mund të ishin 18, por zgjedhja në raundin e parë të kandidates reformatore në Isfaham, u shpall e parregullt dhe votime të reja do të mbahen në një datë të pacaktuar. Ndonëse numri i tyre ka rënë në Parlament, fetarët vazhdojnë megjithatë të kenë poste kryesore në qeverinë iraniane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat