Turqia: Derisa nuk janë të sigurta Gaziantepi dhe Ankaraja, nuk do të jenë as Parisi, Brukseli e Londra

Bota

Turqia: Derisa nuk janë të sigurta Gaziantepi dhe Ankaraja, nuk do të jenë as Parisi, Brukseli e Londra

Më: 1 maj 2016 Në ora: 16:40

Zëvendësministri i Integrimit Evropian të Turqisë Ali Sahin në lidhje me sulmin terrorist në Gaziantep tha se "Terrorizmi po sulmon të gjithë botën" dhe se për këtë arsye duhet që kokat e ftohta të zhvillojnë strategji të reja në luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sahin vizitoi vendin e shpërthimit dhe tha se javën e kaluar në një takim në Bruksel, kishte porositur se "kufiri i Turqisë njëkohësisht është kufiri lindor i Bashkimit Evropian (BE) dhe se BE-ja dhe Turqia kanë përgjegjësi për të mbrojtur këto kufij".

Ai shtoi se për aq kohë sa Gaziantepi dhe Ankaraja, si dhe qytetet e tjera të Turqisë nuk janë të sigurta, nuk do të jenë as Paris, Brukseli, dhe Londra.

Ministri i Brendshëm Efkan Ala për sulmin në Gaziantep informoi presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan shprehu keqardhje dhe pikëllim për vdekjen e policit dhe civilët e plagosur, kurse pjesëtarëve të forcave të sigurisë iu uroi shërim të shpejtë.

Prefekti i provincës Juglindore turke Gaziantep, Ali Yerlikaya tha se në sulmin terrorist mëngjesin e sotëm para stacionit të policisë, u vra një polic dhe 19 policë të tjerë u plagosën si dhe katër civilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat