Rusia thotë se i ka goditur 1 mijë e 900 objektiva në Siri

Bota

Rusia thotë se i ka goditur 1 mijë e 900 objektiva në Siri

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:53

Rusia ka njoftuar se si rezultat i sulmeve ruse në Siri, gjatë javëve të fundit, janë goditur rreth 1 mijë e 900 objektiva.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar sot se sulmet kanë goditur objektiva në krahinat Alepo, Latakia, Hama, Deir ez-Zor, Dara, Homs, Hasakah dhe Raqa.

Ministria i ka hedhur poshtë akuzat se i kanë goditur zonat e banuara në Alepo ndërsa e ka mohuar përgjegjësinë për shkatërrimin e supozuar të dy spitaleve në qytetin verior sirian.

Komentet vijnë në kohën kur qeveria siriane, e mbështetur nga forcat ajrore ruse, po përpiqet për të rimarrë pjesë që mbahen nga rebelët në Alepo.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka njoftuar sot se si rezultat i luftimeve të shtuara gjatë javëve të fundit në Alepo, janë zhvendosur rreth 50 mijë njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat