Kryeministri i Turqisë viziton Kazakistanin

Bota

Kryeministri i Turqisë viziton Kazakistanin

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 13:11

Në kohën e tensioneve në mes të Ankarasë dhe Moskës, kryeministri i Turqisë sot do ta nis vizitën e tij dyditore në Astana të Kazakistanit.

Grindjet diplomatike e kanë gjetur Kazakistanin në pozitë të vështirë, për shkak se Astana ka lidhje të afërta edhe me Ankaranë edhe me Moskën.

Shërbimi për media në zyrën e presidentit kazak ka njoftuar se gjatë takimit të presidentit, Nurusltan Nazarbaev mekryeministrin Davutoglu, do të diskutohet për tregëtinë dypalëshe, energjinë dhe për “disa çështje të rëndësishme ndërkombëtare”.

Kazakistani është pjesë e Unionit Ekonomik Euroaziatik, të udhëhequr nga Rusia.

Vizita e kryeministrit turk në Kazakistan është e para që nga prishja e marrdhënieve diplomatike në mes të Turqisë dhe Rusisë.

Më 24 nëntor, Turqia e ka rrëzuar një aeroplan ushtara rus pasi i njëjti e ishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë pavarësisht disa paralajmërimeve.

Incidenti ka pësuar me reagim të ashpër nga Moska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat