Presidenti i Francës François Hollande pas sulmit terrorist në Paris mbështetet nga 50 përqind të qytetarëve, rejting ky më i miri që nga viti 2012.
Këtë e ka bërë të ditur një anketë e gazetës “Paris Match”, transmeton AFP.
Siç vlerësohet, mbështetja është rezultat i përgjigjes të ashpër ndaj xhihadistëve pas sulmit terrorist.
Në tri vitet e fundit presidenti francez Hollande ka dalë keq në anketat, rikujton AFP.
Hollande është në postin e presidentit që nga maji i vitit 2012.