Ultimatumi i rrezikshëm i Obamës ndaj Putinit

Bota

Ultimatumi i rrezikshëm i Obamës ndaj Putinit

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:45

Konferenca e OKB për klimën në Paris ka bërë bashkë liderët botërorë. Aty është takuar edhe Vladimir Putin me Barak Obamën që kanë biseduar për gjysëm ore.
Obama i ka dhënë një ultimatum homologut rus; të heqë qafe Bashar Al Assadin.

Lideri sirian ka humbur me kohë kontrollin mbi popullin e tij dhe perëndimorët kërkojnë largimin e tij dhe zgjedhje të reja.

Obama ka qenë lakonik ndaj Putin, “Assad duhet të lërë drejtimin e shtetit”.
Strategjia e Obamës është që para së gjithash të largojë Assadin dhe më tej do të bisedohet për strategjinë e mëtejshme për luftimin e ISIS.

Të dy liderët janë shprehur “në favor të një zgjidhje politike të krizës siriane”.

Problemi ngelet nëse Putin do të flijojë apo jo Assadin.

Presidenti rus gjithmonë e ka mbështetur presidentin sirian dhe e sheh Sirinë si një pikë kyçe për shtrirjen e Rusisë në Lindjen e Mesme.

Largimi i Assadit do të komplikonte shumë politikën e jashtme ruse ndaj Putin vështirë se do të lëshojë pe ndaj Obamës që nuk pranon një “jo” si përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat