Tronditet e majta! - Macri, i së djathtës - nxjerr nga pushteti Peronistët e majtë në Argjentinë!

Bota

Tronditet e majta! - Macri, i së djathtës - nxjerr nga pushteti Peronistët e majtë në Argjentinë!

Nga: Beqir SINA - New York Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 15:58

BUENOS ARIES ARGENTINA : Sfidanti i ish - opozitës konservatore Mauricio Macri - i fitoi zgjedhjet presidenciale të Argjentinës, të dielën, duke i çuar në një fund - të keq - Peronistët e majt Argjentinas, që udhëhoqën vendin për më shumë se një dekadë, dhe mendohej se edhe kësaj radhe do të fitonin, pas ballotazhit.

Simbas, analistëve thuhet se ata humbën - se “nuk piu ujë më” ai populizmi i së majtës( shënim i im - njësojë, si ai e Edi Ramës në Shqipëri)bazuar vetëm me premtime, :“uljen e lirë të shpenzimeve, me një premtim për të hapur ekonominë e rënduar për investitorët, dhe luftë me korrupsioni dhe informalitetin”.

Mirëpo, komentatorët thanë se Argjentina - duket se ishte e “lodhur dhe e rraskapitur”, nga politikat proteksioniste dhe konfrontuese, të presidentes në largim, Cristina Fernandez, që erdhi në pushtet, siç po komentohet nga analistët amerikan vetëm :”Duke e “ngrohur” Argjentinën me premtime populiste alla majtiste”.


Kështu që- sifidanti i saj konservatori Macri - fitojë se ka premtuar se “Do të liberalizojë ekonominë e tretë më të madhe të Amerikës Latine dhe ka për të çrrënjosur korrupsionin nga rrënjët”.


Me numërimin e fundit të votave, Macri, ka fituar 51.5 për qind të votave në zgjedhjet e balotazhit të së dielës, kundrejt 48.5 për qind nga rivali i tij, partia në pushtet, Daniel Scioli, pra, duke humbur me një diferencë të vogël të fitores së konsideruar e madhe nga e djathta, e cila thuhet nga analistët e sondazhet se nuk pritej .

Mbështetësit e Macrit, me të drejt mbas fitores vërshuan pas shpalljes së rezultateve përfundimtare në sheshin për rreth Obeliskut në zemër të kryeqytetit - Buenos Aires, me makina e flamujt partiak dhe ato të Argjentinës të gëzonin fitoren.

"Ky është vetëm fillimi i një epoke të re, që ka për të na dhënë mundësinë që ne duhet të shkojmë drejt rritjes dhe përparimit", tha Macri, mbështetësve të në selinë e tij, që festonin me muzikë latine dhe me balona të bardhë dhe bojë qielli - blu, ngjyrat e flamurit Argjentinës.

Fitorja, simbas shtypit vendas shënoi një kthesë mahnitëse për kryetarin e dy mandateve të kryeqytetit Buenos Aires, i cili kishte në dukje një perspektivë e largët vetëm një muaj më parë, thanë komentatorët politik pas kësaj fitore.

Konservatori -Mauricio Macri , do të bëjë betimin në 10 dhjetor.

Shtypi amerikano jugor, shkruan pas këtyre zgjedhjeve se me fitoren e konservatorëve - të djathtës Argjentinase :” Duket se mori fund dëshpërimi i Argjentinasve me qeverisjen 12 vjeçare të qeverive majtiste - Peronistëve, të drejtuar nga liderit e tyre Kristine Fernandez dhe burri i saj i ndjerë Nestor Kirchner, një çift dhe parti që krijojë një “pushtet të fuqishëm”, i cili mori hov pas kolapsit epikë në ekonominë - jo fort të mirë të Argjentinës në periudhën 2001-02.”

Politika e fushatës majtiste e udhëhequr kësaj radhe nga lideri i tyre Scioli, ishte e “pikturuar si një prirje neoliberale, sidomos, ajo në vendosjen e interesave të biznesve të mëdha dhe, kërkesave për rritje të biznesve të vogla”, thanë komentet pas fitores së Macrit.

Në Argjentinë, gjatë këtyre 12 viteve :”Ka qenë aq shumë i rrënjosur korrupsioni dhe ekonomia ishte e keq-menaxhuar, sa nuk kishte ku të shkonte më keq", ka thënë, një analiste argjentinase e pavarur për shtypin vendas , dhe simbas saj kjo tregon edhe shkaqet të cilat nxorrën më pas Macrin, fitues ndaj një një të majte të plotpushtetshme, deri në raundin e dytë” kur humbën vetëm në ballotazh me një diferenc 6%.

"Unë kam besim se Macri, do të jetë një politikan i ndershëm dhe do të dijë me një politik djathtiste, që të çojë përpara Argjentinën” ka thënë ajo.

Macri i biri i një emigranti italo - argjentinas nga futbolli në politikë…!

Macri, u bë një emër në Argjentinë, kur e nisi jetën publike si president i Boca Juniors, një prej klubeve më të mëdha të futbollit të Argjentinës, para se të hynte në Kongresin dhe më vonë kryetari Bashkie në Buenos Aries .

Simbas analistëve politik, të cilët merren me politikat në Amerikën Latine, thuhet se mbas fitores se djathtës konservatore Argjentinase, do të ketë “rënje” të së majtës në elektoratin e saj - jo vetëm në Argjentinë, por edhe në pushtet e tyre në disa vende të latine.
“Fitorja e Marcit, mund të dërgojë sinjale, që do t’i tronditi qeveritë e tjera të së majtës në Amerikën së Jugut me prirje të majta, të tilla si Venezuela, Bolivia, Peruja, dhe Brazili, të cilat janë duke u përballur me fundin e një dekadë të gjatë “rritjeve të bumit" dhe akuzave të keqmenaxhimit financiar, e korrupsionit”.

Mauricio Marci, i biri i një manjatit të industrisë së ndërtimit, një emigranti italo-argjentinas, e merr Argjentinën, e cila tani trashëgon një ekonomi të brishtë: “Rritja ekonomike mbështetet nga shpenzimet publike të paqëndrueshëme, inflacioni është llogaritur në edhe mbi 20 për qind dhe banka qendrore e saj po kalon momente të vështira nga niveli i ulët i rezervave valutore” shkruajn të përdidtshmet aergjentinase.

Macri, ka thënë se do të negociojë në kërkim të një marrëveshje të nevojshme për të rifituar qasje në tregjet e kreditit globale.

Por, simbas analistëve, ai mund të rrezikojë duke shkaktuar një goditje ekonomike që bie vendin në recesion, nëse reformat e tij janë shumë të papritur.…dhe ai do të kërkojë të bëj “bumin” menjëher!

Sfidanti i tij Scioli, i kishte përshkruar reformat Macri pro-tregut si "një rrezik për shoqërinë", duke paralajmëruar gjatë fushatës se do të shkurtojnë përfitimet e mirëqenies, rritjen e tarifave të energjisë dhe hedhin Argjentinën prapa në politikat konservatore të krahut të djathtë, të viteve 1990 - që i paraprinë krizës para 25 viteve për të zhytur miliona Argjentinas në varfëri,” simbas, tij.

Si do qoftë, thonë analistët zgjedhjet përfunduan në Argjentinë, dhe italo argjentinasi 56 vjeçar Mauricio Macri, fitoi, pavarësisht nga “prerja” që ju bë për figurën e tij -simbas rivalit të tij, që vjen prej të majtës, sikur :“Ai është një politikan i “ pakëndshm” dhe i “kamur” për të luftuar një perceptim në mesin e klasave të ulëta, sepse, ai është një kapitalist me pak interes për të ndihmuar të varfërit dhe shtresat e ulta”.

Argjentina, me 43 milionë banorë, ka prodhimin e brendshëm bruto prej 540 miliard dollar amerikan, dhe një territor nga madhësia gati sa ajo e Indisë,mirëpo ajo, ka rënë për kohë të gjatë nga potenciali i saj ekonomikë.

"Fitorja e së djathtës konservatore, në Argjentinë, ndoshta po sinjalizon një shkëputje vendimtare me trashëgiminë mjatiste të Argjentinës - Kirchner-Fernandez, dhe fundin e konfrontimit me kreditorit dhe bizneset, keqmenaxhim ekonomik dhe korrupsionin."

Fitorja Macri - shënon një ndryshim vendimtar të qendrës së djathtë dhe ngre perspektivën e lidhjeve të përmirësuara me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, si dhe me tregjet e lirë, vendeve në rritje në bregdetin e Paqësorit që përfshijnë Kilin dhe Perun.

Edhe, kështu, prioriteti kryesor i politikës së jashtme, të Macrit, thonë komentatorët e analistët e këtyre politikave në Amerikën e Jugut, do të jetë për të rindërtuar besimin e marrëdhënieve të trazuar të tregtisë, me Brazilin, dhe ai vet ka thënë se “udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, do të jetë të takohet me Presidenten e Brazilit, Dilma Rousseff”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat