Polakët lëshojnë Ukrainën, vendosen në Poloni

Bota

Polakët lëshojnë Ukrainën, vendosen në Poloni

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 13:51

Një grup i polakëve, të cilët kanë jetuar në zonat e prekura nga konflikti në rajonin lindor të Donetskut, të Ukrainës, ka mbërritur në Poloni.

Grupi, që numëron 188 persona është pritur nga kryeministrja polake, Beata Szydlo, në mbërritjen e tyre, në qytetin verior të Krolewo Malborskie.

"Mirë se vini në shtëpi. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bërë ju të ndjehen të sigurt në vendin, që është i juaji tani," ka thënë kryeministri.

Polakët etnike, nga Mariupol, një qytet port në afërsi të zonave të mbajtura nga separatistët në Detin Azov, kanë mbërritur mbrëmë vonë.

Ato do të vendosen për gjashtë muajt e parë në qytetit Olsztyn, ku do t’i nënshtrohen trajnimit intensiv për të mësuar gjuhën polake.

Ky është grupi i dytë i polakëve etnikë, që lënë Ukrainën dhe kthehen në Poloni, që nga shpërthimi i konfliktit, në lindje të Ukrainës, në fillim të vitit 2014

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat