Putin: S’luftojmë ISIS, por mbrojmë Assadin

Bota

Putin: S’luftojmë ISIS, por mbrojmë Assadin

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 13:41

Ajo që trumbetohej prej kohësh nëpër mediat e huaja, tani vërtetohet edhe nga vetë Putini. Ai në një intervistë ka deklaruar se qëllimi primar i forcave ruse në Siri është mbrojtja e Assadit dhe jo luftimi i ISIS.

Në intervistën e tij në Rossija 1, ai thotë:

“Detyra jonë është që të mbrojmë presidentin legal të Sirisë, Assadin dhe që të gjejmë një kompromis politik mes palëve.” Por sipas Putinit, ky kompromis mund të arrihet vetëm nëse Assadi qëndron në pushtet.

Në anën tjetër opozita siriane ka kundëshrtuar çdo dialog mes palëve, “deri sa nuk ndalet agresioni rus në Siri.”
Rusia shpesh është akuzuar më parë se në vend të ISIS, lufton qendrat e rebelëve sirianë si e keqja më e madhe e regjimit sirian./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat