Angus Deaton e fitoi Çmimin Nobel për ekonomi

Bota

Angus Deaton e fitoi Çmimin Nobel për ekonomi

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 13:26

Shkencëtari amerikano-britanik, Angus Deaton, e ka fituar Çmimin Nobel për Ekonomi.

Në arsyetimin e vendimit, i cili u shpall sot në Stokholm nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, pos tjerash theksohet se ky çmim prestigjioz iu dha “për analizat e tij të konsumit, varfërisë dhe mirëqenies”.

Fitues i këtij çmimi prestigjioz vitin e kaluar ishte ekonomisti francez, Jean Tirole.

Ky çmim për ekonomi, nuk është krijuar nga industrialisti suedez, Alfred Nobel, në vitin 1895, sikur çmimet e tjera të Nobelit, por ky i ekonomisë është themeluar nga Banka Qendrore e Suedisë, në vitin 1968, në shenjë të përkujtimit të Alfred Nobelit.

Ky çmim e bartë me vende shumë prej 975 mijë dollarësh amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat