​Rritet numri i refugjatëve që hyjnë në Greqi, 7 mijë në ditë

Bota

​Rritet numri i refugjatëve që hyjnë në Greqi, 7 mijë në ditë

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:14

Numri i refugjatëve që vijnë në ishujt grekë pranë Turqisë është rritur në 7 mijë brenda ditës gjatë kësaj jave. Ky lajm bëhet i ditur nga ekspertët e migracionit.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) tha se kjo mesatare në muajin shtator ishte 4500 në ditë.

Frika e përkeqësimit të motit shihet si arsyeja kryesore e kësaj shifre të rritur, thotë IOM.

Skema e zhvendosjes së emigrantëve të BE-së filloi sot (9 tetor), kur 16 persona nga Eritrea fluturuan nga Italia për në Suedi.

Ndërkohë, Turqia ka shprehur shqetësim në lidhje me rritjen e numrit të emigrantëve sirianë për shkak të sulmeve ajrore ruse në Siri.

Paralajmërimi u bë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgic.

Tashmë Turqia ka në vend 2 milionë refugjatë sirianë, shumica e të cilëve janë të dëshpëruar për të lënë kampet emergjente dhe të fillojnë një jetë të re në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat