Shpëtohen 39 emigrantë nga kamioni (Video)

Bota

Shpëtohen 39 emigrantë nga kamioni (Video)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 13:11

39 emigrantë ilegalë u shpëtuan nga një kamion frigorifer, ku ishin fshehur për të kaluar kufirin.

Njerëz të shtypur e të frikësuar u rrëzuan nga kamioni sapo policët e Teksasit hapën dyert e tij, raportojnë mediat.

Refugjatët mendohet se kaluan 5 orë tmerri duke rrezikuar edhe asfiksinë, pasi brenda në kamionit ishte shumë vapë.

Shoferi Drew Christopher Potter, 33 vjeç, është i dyshuar për trafikim e qenieve njerëzore dhe mund të dënohet deri në 10 vjet burg.

Efektivët morën një telefonatë më 18 shtator, ku raportohej se disa njerëz ishin fshehur në një kamion, i cili ishte parkuar jashtë një dyqani.

Brenda kamionit ndodheshin 28 meshkuj, shtatë femra dhe katër të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat