Anketa gjermane: Sirianët largohen nga Assadi

Bota

Anketa gjermane: Sirianët largohen nga Assadi

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:22

Gjermania është vendi më i madh pritës i refugjatëve sirianë në BE. Rreth 200.000 refugjatë sirianë ndodhen në territoret gjermane ndërsa fluksi i tyre akoma nuk pëson rënie.
Pas shumë debateve të ndryshme se pse largohen sirianët, “nga ISIS ose Assadi?”, anketa e "Adopt a Revolution" me ndihmën e “Wissenschaftszentrum Berlin für Sozialforschung” (WZB) është bërë e mundur të sqarohet kjo pyetje nga vetë sirianët që jetojnë momentalisht në Gjermani.
Rreth 70% e sirianëve kanë deklaruar se largohen për shkak të rrezikut ndaj jetës, ndërsa vetëm 13% për shkak të gjendjes ekonomike. Në pyetjen se nga vijnë këto rreziqe, ata janë përgjigjur me 70% se Assadi është fajtori kryesor dhe 31% nga ISIS.
Interesante se 51% e sirianëve do ktheheshin në vendlindje menjëherë pas rrëzimit të Assadit nga pushteti, ndërsa vetëm 8% kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të kthehen më. 68% do ktheheshin menjëherë nëse lufta do mbaronte në Siri.
Kjo tregon më së miri se Assadi është e keqja më e madhe e Sirisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat