Rusia mund të bashkëpunojë me OPEC për për naftë

Bota

Rusia mund të bashkëpunojë me OPEC për për naftë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 07:15

Është ngritur çmimi i naftës në treg, pas deklaratës së ministrit rus të energjetikës, se Rusia mund të marrë pjesë në mbledhjen e OPEC-ut, për të diskutuara rreth çmimit shumë të ulët të naftës.

Ministri rus i energjetikës Alexander Novak ka thënë se forum ndërkombëtar i investimeve Sochi 2015 dhe Organizata e Vendeve për Eksportin e Naftës (OPEC) mund të organizojnë një takim në nivel teknik.

“Rusia është e gatshme të diskutojë për situatën e naftës dhe gazit,” ka thënë ai.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e parë e Rusisë, në një takim të tillë. Si fuqia e tretë në botë për prodhimin e naftës, Rusia asnjë herë nuk ka marr pjesë në mbledhjet për caktimin e çmimit.

Por tashmë çmimi i ulët i naftës është duke ndikuar keq në ekonominë ruse dhe të hyrat e qeverisë.

Deklarata e ministrit Novak, ka ndikuar që çmimi i naftës të ngritët për 2.3%. Aktualisht një barel i naftës shkon në 49.25 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat