Bagdad: Numri i të vrarëve arriti në 24

Bota

Bagdad: Numri i të vrarëve arriti në 24

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 10:31

Së paku 24 vetë janë vrarë dhe më se 60 të tjerë janë plagosur, në një lagje shiite të Bagdadit, nga tre sulmues në një pikë kontrolli.

Sulmi ndodhi dje në lagjen Kadhimijah në Bagdad të Irakuit.

Zëdhënësi i policisë së Bagdadit, Saad Maan, tha se forcat e sigurisë e kishin qëlluar për vdekje njërin prej tre sulmuesve, ndërsa dy të tjerët e kishin akktivizuar eksplozivin në trupin e tyre.

Sipas një grupi monitorues, që i gjurmon militantët e Shtetit Islamik, ky grup e ka marrë përgjegjësinë për sulme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat