Sulmet në Siri, Moska: 600 mercenarë të ISIS drejt Europës, u goditën 50 qendra të terroristëve

Bota

Sulmet në Siri, Moska: 600 mercenarë të ISIS drejt Europës, u goditën 50 qendra të terroristëve

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 19:03

Rusia konfirmoi sot se sulmet ajrore ruse në Siri, që kanë nisur të mërkurën, kishin përhapur frikë tek grupi i Shtetit Islamik duke detyruar 600 prej anëtarëve të saj të braktisin pozicionet e tyre.

“Ne kemi arritur të reduktojmë në mënyrë domethënëse potencialin ushtarak të terroristëve. Paniku dhe dezertimi ka nisur në radhët e tyre”, konfirmoi një zyrtar i lartë i shtabit të përgjithshëm rus, gjenerali, Andrei Kartapolov.

Sipas tij, rreth 600 militantë të Shtetit Islamik kanë braktisur pozicionet e tyre dhe po tentojnë të largohen drejt Evropës.

Që prej të mërkurës, aviacioni rus ka kryer më shumë se 60 sulme në Siri duke shënjestruar 50 qendra infrastrukturore të organizatës terroriste të Shtetit Islamik, mes të cilave depo municionesh dhe eksplozivësh dhe kampe trajnimi të ISIS”, theksoi Kartapolov, cituar në një komunikatë të shtabit të përgjithshëm.

Duke pasur parasysh rezultatet, ne jo vetëm do të vazhdojmë sulmet ajrore, por gjithashtu do t’i intensifikojmë”, nënvizoi zyrtari. Ai shtoi se sulmet ruse kishin në shënjestër vetë, terroristët në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat