Hungari, hapet stacioni hekurudhor i Budapestit

Bota

Hungari, hapet stacioni hekurudhor i Budapestit

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 08:49

Autoritetet në Hungari kanë hapur mëngjesin e së enjtes stacionin hekurudhor të Budapestit, ku ndodhen të vendosur qindra emigrantë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Rihapja e stacionit vjen pas dy ditë protesta të refugjatëve nga Siria e Iraku, të cilët u përballën edhe me forcat e policisë.

Ndërkohë, kryeministri hungarez udhëton sot për në Bruksel, për të zhvilluar bisedime me autoritetet e atjeshme mbi krizën e emigrantëve.

Qindra emigrantë protestuan dje për të dytën ditë rresht ndaj vendimit të qeverisë hungareze për t’u ndaluar atyre udhëtimin drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Në stacionin hekurudhor të Keletit në Budapest ndodhen rreth 2 mijë persona të cilët kanë blerë bileta për të udhëtuar më tej, por që janë detyruar të ngrenë çadra.

Qindra prej tyre manifestuan pakënaqësinë duke bërtitur “Liri, liri” dhe duke valëvitur biletat e trenit, duke thënë se kishin paguar qindra euro për të udhëtuar.

Sipas gazetarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes, tensionet ishin të larta, pasi klandestinët janë përfshirë në një përballje me trupat e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat