Al Shabab sulmon bazën e Unionit Afrikan, 20 të vdekur

Bota

Al Shabab sulmon bazën e Unionit Afrikan, 20 të vdekur

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 11:39

Grupi terrorist nga Somalia Al-Shabab ka kryer një sulm vetëvrasës me makinë në një bazë të Unionit Afrikan të cilën më parë e kanë djegur dhe kanë vrarë shumë njerëz.

Sipas dëshmitarëve, pjesëtarët e Shabab kanë marrë bazën dhe kanë vjedhur armë, megjithëse forcat e Unionit Afrikan në Somali(AMISOM) insistojnë në atë se edhe më tej e kanë kontrollin ndaj saj.

Sipas lajmeve të pakonfirmuara në sulm janë vrarë së paku 20 njerëz, transmeton AFP.

Luftëtarët e Shababit kanë thënë se ushtarët e ASIMOM kanë ikur nga baza në distriktin Xhanal, 80 kilometra nga Mogadish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat