Moddy’s: Recesioni në Rusi edhe në vitin e ardhshëm

Bota

Moddy’s: Recesioni në Rusi edhe në vitin e ardhshëm

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 10:43

Shërbimi i Investitorëve Moody’s ka paraparë se recesioni i thellë në Rusi këtë vit, do të vazhdoj edhe në vitin 2016, për shkak të rënies së madhe të çmimeve të artikujve dhe të monedhave, të shkaktuara nga zvogëlimi ekonomik në Kinë.

“Rënia aktuale në çmimet e artikujve dhe zhvlerësimi i mëtjeshëm i monedhave, e ka përkeqësuar një ambient ekonomik vendës edhe ashtu jo të favorshëm”, tha mbrëmë vonë, Marie Dion, udhëheqëse e lartë në Moddy’s.

Moddy’s parashikon se ekonomia e Rusisë do të shënoj rënie ndërmjet 0.5 dhe 1.5% vitin e ardhshëm, pasi këtë vit ka shënuar rënie në shkallën ndërmjet 3.6 dhe 4.6%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat