Thanos emërohet kryeministre e përkohshme e Greqisë

Bota

Thanos emërohet kryeministre e përkohshme e Greqisë

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 16:45

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Vassiliki Thanos, është emëruar sot kryeministre e përkohshme e Greqisë. Thanos do drejtojë vendin deri në përfundim të zgjedhjeve elektorale, të cilat pritet të mbahen në 20 shtator. Lajmin e ka bërë të ditur në orët e pasdites Presidenca Greke.

Vasiliki Thanos bëhet gruaja e parë kryeministre në historinë e Greqisë.

Një biografi e shkurtër

Ajo e mori presidencën e Gjykatës Supreme më 1 korrik, pas përfundimit të mandatit të Athanasios Koutroumanos dhe daljes së tij në pension. Vendosja e saj në krye, ishte një propozim i ministrit të Drejtësisë, Nikos Paraskevopoulos, në mbledhjen e qeverisë së mbajtur më 28 qershor, disa ditë para referendumit.

Deri para marrjes së detyrës si kryetare e Gjykatës së Lartë, Thanou ishte zëvendëspresidente e Gjykatës Supreme dhe kryetare e Shoqatës së Prokurorëve të Greqisë. Ajo ka lindur në Halkida më 1950, dhe është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Athinës, me studime pasuniversitare në Universitetin e Sorbonës në të Drejtën Evropiane. Thanos është e martuar dhe është nëna e tre fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat