Kazakistan: Dënohen 8 vetë për propagandim të terrorizmit

Bota

Kazakistan: Dënohen 8 vetë për propagandim të terrorizmit

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 12:48

Një gjykatë në qytetin Aqtobe në Kazakistan ka dënuar 8 burra për propangandimin e terrorizmit.

Departamenti për media i Gjykatës Rajonale të Aqtobes i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë se 8 personat janë dënuar nga 3 deri 6 vjet burgim, pasi janë gjetur fajtor për nxitje të urrejtjes fetare, etnike, racore. Ata kishin bërë thirrje për urrjetje përmes aplikacionit ËhatsApp.

Të dënuarit janë nga mosha 21 deri në 38 vjeçare.

Komiteti për Siguri Kombëtare i Kazakistanit, javën e kaluar ka ndaluar një grua në qytetin Zyryanovsk, nën dyshimin se ka rektrutuar banorë vendas, për pjesëmarrje të mundshme në aktivitete të organizatave ndërkombëtare terroriste.

Emrat e këtyre organizatave terroriste nuk janë bërë të ditura.

Autoritetet kazake kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur shkuarjen në luftë të qindra qytetarëve të tyre në Siri dhe Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat