Ismayilova merr çmimin amerikan për gazetari

Bota

Ismayilova merr çmimin amerikan për gazetari

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 07:32

Klubi Kombëtar Amerikan për Media, e ka ndrarë çmimin më të lartë të gazetarisë për gazetaren e burgosur në Azerbejxhan Khadija Ismayilova, me 29 korrik.

Ismayilova, e cila është bashkëpunëtore e Radios Evropa e Lirë, është mbajtur në paraburgim nëBaku që 234 ditë, me akuza për të cilat shumë vëzhgues thonë se ishin të motivuara për shkak të hulumtimeve të saj në korrupsionin e nivelit të lartë, që përfshijnë edhe presidentin e vendit.

Ismayilova, në rast se shpallet fajtore, përballet me një dënim me 19 vjet burgim.

“Khadija është në burg për shkak të punës së saj”, tha presidenti i Radios Evropa e Lirë Nenad Pejiq, i cili e mori çmimin në emër të Ismayilovas.

"Ky çmim është njohje për guximin e saj dhe bindjet e saj, por është gjithashtu një thirrje për të gjithë ne që të dënojmë burgimin e saj dhe të kërkojmë liri për të”, tha Pejiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat