Irani dhe BE-ja i fillojnë bisedat e nivelit të lartë

Bota

Irani dhe BE-ja i fillojnë bisedat e nivelit të lartë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 20:17

Irani dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për fillimin e bisedimeve të nivelit të lartë, ka thënë sot ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Zonja Mogherini ka arritur në Teheran për vizitë njëditëshe, për të diskutuar për implementimin e marrëveeshjes atomike, me të cilën synohet ndalja e programit atomik iranian në këmbim për zbutjen e sanksioneve ndërkombërtare ekonomike, ka raportuar Televizioni shtetëror iranian.

“Ne jemi pajtuar të mbajmë bisedime të nivelit të lartë ndërmjet Iranit dhe Bashkimit Evropian për çështje të ndryshme, përfshirë bashkëpunimin energjetik, të drejtat e njeriut, konfrontimin me terrorizëm dhe çështje rajonale”, tha Zarif në konferencën e përbashkët për gazetarë me Federica Mogherinin, në Teheran.

Zoti Zarif u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara për ta implementuar marrëveshjen atomike, me qëllim që të “largohet mosbesimi i popullit iranian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat