India shton sigurinë në kufi, pas sulmit në Punxhab

Bota

India shton sigurinë në kufi, pas sulmit në Punxhab

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 10:31

India ka shtuar igurinë përgjatë kufirit të saj me Pakistanin, pasi u sulmua një stacion policor në shtetin verior të Punxhab-it, ku u vranë së paku 5 persona.

Zyrtarët kanë thënë sot se komandatët ushtarakë të Indisë dhe policia kanë zhvilluar luftime me sulmues të aramatosur rënd, të cilët kanë hyrë në stacionin policor në qarkun Gurdaspur, afër kufirit me Pakistanin.

Polica thotë se sulmuesit besohet të kenë ardhur nga pjesa indiane e Kashmirit. Më pas ata, sipas policisë kanë rrëmbyer një veturë dhe më pas kanë shtënë me armë në një stacion të autobusëve para se të hynin në stacionin policor.

Televizioni New Delhi ka raportuar se 3 ose 4 rebelë kanë marrë pjesë në këtë sulm.

Disa bomba janë gjetur në shinat e trenit pranë stacionit policor, kanë raportuar mediat lokale.

Zyrtari i lartë policor Dikar Gupta thotë se në këtë zonë kanë ardhur përforcime të ushtrisë dhe të policisë dhe kanë shkëmbyer zjarr me rebelët të cilët janë fshehur në kazerma.

Ministri i Brendshëm Rajnath Singth tha se ka “udhëzuar” kreun e Forcës së Sigurisë së Kufirit të Indisë, që të “rrisë kontrollin e kufirit me Pakistanin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat