Grekët u thonë jo reformave

Bota

Grekët u thonë jo reformave

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 08:31

Rreth 10 milionë grekë kanë pasur të drejtën e votimit në referendumin e sotëm historik, ku kanë vendosur nëse ky vend do të vazhdojë reformat dhe kursimet e kërkuara nga Treshja, apo do t'i refuzojë ato. Në bazë të rezultateve të para shumica e grekëve (61,32 %) kanë votuar në referendum kundër reformave dhe kursimeve të propozuara nga Trojka. Partitë në pushtet kanë filluar festimet, pasi që qeveria greke kishte kërkuar që në referendumt'i thuhet jo kërkesave të Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Autoritetet greke kanë bërë ditur se menjëherë do të kërkojnë vazhdimin e negociatave me autoritetet në Bruksel, por mbi mandatin e fituar nga populli. Referendumi është paralajmëruar si vendimtar për drejtimin e Greqisë, e cila gjendet para falimentimit, si dhe për qeverinë e re në krye me Aleksis Cipras. Referendumi i sotëm mund të jetë vendimtar edhe për mbejten e Greqisë në Eurozonë.

Cipras: "Kapitulli i ri për Evropën"

Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras ka deklaruar pas votimit të sotëm se votimi kundër e forcon pozicionin e Greqisë në negociata me kreditorët. "Dikush mund ta injorojë vullnetin e një qeverie, por jo edhe të një populli", tha Cipras, duke shtuar se "të hënën do të hapet një kapitull i ri për Evropën. Të njëjtin apel ka dërguar edhe ministri i Financave Janis Varoufakis.

Greqia hyn në histori

Më 30 qershor, Greqia hyri në histori, duke u bërë vendi i parë i industrializuar që nuk i kthen një kredi FMN-së, një ngjarje që shqetësoi tregjet financiare botërore dhe ato në Eurozonë. Votimi ka bërë që grekët majtistë dhe evropianët të jenë në kampe të ndryshme. Të premten, u mbajtën në Athinë dy mitingje masive në mbështetje të kampeve opozitare, duke shkaktuar skepticizëm tek grekët në botën e jashtme. Por referendumi ka polarizuar edhe Evropën. Mijëra vetë kanë demonstruar në disa kryeqytete evropiane në mbështetje të një vote 'jo' si përgjigje ndaj drejtuesve të Eurozonës, duke përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel, që ka bërë thirrje që të votohet me 'po'.

Kancelarja Merkel njoftohet se do të udhëtojë të hënën pasdite për në Paris për të biseduar për Greqinë me presidentin Hollande. Kryeministri Aleksis Cipras ka zhvilluar ndërkohë edhe një bisedë telefonike me presidentin francez Holande.

Në regaimet e para gjermane thuhet se pozicioni për negociata me qeverinë greke është shumë i rëndë. Krerët e socialdemokratëve kanë kërkuar që të hënën në Bruksel të mbahet një samit i vendeve anëtare të Eurozonës - në nivel kryeministrash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat