Dy militantë dhe një ushtar rus vriten në Dagestan

Bota

Dy militantë dhe një ushtar rus vriten në Dagestan

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 11:53

Agjencia e lajmeve ruse ka njoftuar se dy anëtarë të bandës së ashtuquajtur Kizilyurt janë vrarë, së bashku me një ushtar të forcave speciale ruse, gjatë një operacioni kundër terrorizëm në rajonin e Kaukazit Verior të Dagestanit.

Komiteti kombëtar anti-terror i Rusisë ka thënë njësitë speciale kanë vrarë dy militantët, pasi i kanë ndjekur për dy ditë. Ngjarja ka ndodhur afër fshatërave Nechayevka dhe Matesyevka.

Operacioni ka nisur pasi shërbimet e sigurisë kishin gjetur se “kampi” i militantëve ndodhej në një mal aty pranë.

Pas këtij operacioni, janë konfiskuar dy armë automatike, disa granta, pushkë, pistoleta dhe një sasi e konsiderueshme e municionit. Gjithashtu janë gjetur edhe eksplozivë dhe detonatorë, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë.

Banda Kizilyurt është përgjegjëse për një numër të konsiderueshmë të incidenteve që kanë ndodhur kohëve të fundit, duke përfshirë këtu edhe vrasjen e dy imamëve në Dagestan vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat