Sudani, Zimbabvet, Somalia dhe tani… Greqia

Bota

Sudani, Zimbabvet, Somalia dhe tani… Greqia

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:45

Drama e borxhit grek vazhdon, por tani me një intensitet më të lartë: Athina dhe Brukseli kanë vendosur në tryezë sugjerimet e minutës për të ringjallur negociatat.

Por që prej mesnatës, gjërat janë shumë serioze!

Athina ka dështuar në shlyerjen e borxhit ndaj FMN-së, kësti duhej paguar në mesnatë.

“Ne kemi informuar Bordin Drejtues se tashmë Greqia është në gjendjen e paaftësisë për të paguar borxhet”, tha FMN për gazetën Bild.

Greqia bëhet kështu i pari vend i zhvilluar që nuk është në gjendje të paguajë borxhet.

Deri më tani ishin vende të tilla si Zimbabvet, Sudani apo Kuba që nuk paguanin dot borxhet.

Çfarë do të thotë kjo konkretisht?

Deri në shlyerjen e borxhit, Greqia nuk do të marrë më asnjë kredi nga FMN.

Përveç kësaj, paketa e ndihmës e BE ka skaduar si afat dhe Banka Qendrore Europiane nuk ofron më kredi të reja.

E thënë më qartë: Greqia nuk ka më akses në para të freskëta.

Tashmë thesari i shtetit është thuajse i zbrazët, mungojnë miliarda për pagesat dhe normat e interesit.

Falimentimi i vendit është thuajse i pashmangshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat