SHBA dhe Kuba pritet të rihapin ambasadat

Bota

SHBA dhe Kuba pritet të rihapin ambasadat

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 07:21

Shtetet e Bashkuara dhe Kuba do të njoftojnë sot për hapjen e ambasadave në vendet e njëra-tjetrës, bëjnë të ditur zyrtarët amerikanë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë të ngrira qysh në fillim të viteve 1960, kur SHBA-ja ka vënë embargo tregtare me ishullin komunist.

Por, SHBA-ja dhe Kuba kanë vendosur t’i normalizojnë raportet në fund të vitit 2014.

Liderët e dy vendeve kanë mbajtur bisedime historike në muajin prill.

Zyrtarët amerikanë thonë se presidenti Barack Obama do të bëjë sot njoftimin zyrtar për rihapjen e ambasadave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat