Gjashtë të vrarë në lindje të Ukrainës

Bota

Gjashtë të vrarë në lindje të Ukrainës

Më: 26 maj 2015 Në ora: 14:01

Katër rebelë pro-rusë, një ushtar i Ukrainës dhe një civil janë vrarë në luftimet në lindje të Ukrainës, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.

Personi civil ka vdekur nga një sulm me artileri në një uzinë kimike në Donjeck.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë se sulmi në uzinë ka shkaktuar rrjedhje të vogël të amoniakut, por nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë.

Ai ka thënë po ashtu se 12 ushtarë të Ukrainës janë plagosur në përleshjet në zonën e luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat