IS-i okupon pjesë të Palmirës në Siri

Bota

IS-i okupon pjesë të Palmirës në Siri

Më: 20 maj 2015 Në ora: 15:26

ktivistët sirianë thonë se militantët e Shtetit Islamik (IS) tash e kanë nën kontroll një të tretën e qytetit të lashtë Palmira në Siri.

Aktivistët e grupit Observatori sirian për të drejta të njeriut, me seli në Londër, ka njoftuar sot se militantët e kanë marrë pjesën veriore të këtij qyteti, pas luftimeve të ashpra me ushtrinë e Sirisë dhe luftëtarët aleatë.

Palmira, pjesa më e madhe e së cilës e ka origjinën nga shekulli i dytë, kur rajoni ishte nën sundimin romak, gjendet afër qytetit Tadmur, në rrugën strategjike nga lindja në perëndim.

Ka shqetësime se luftëtarët militantë të IS-it mund ta shkatërrojnë ose dëmtojnë këtë qytet, që është i mbrojtur nga UNESCO-ja.

Militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, që kanë okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, prej qershorit të vitit 2014, tashmë i kanë shkatërruar disa lokacione të lashta në territorin e Irakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat