OKB e alarmuar nga vonesa në dogana për ndihmat në Nepal

Bota

OKB e alarmuar nga vonesa në dogana për ndihmat në Nepal

Më: 3 maj 2015 Në ora: 17:27

Vonesat në doganë e ndihmave po pengon operacionet humanitare në Nepal, deklaroi sot përfaqësuesi i OKB-së, Jamie McGoldrick, lidhur me vështirësitë për mbërritjen e ndihmave në Nepalin e shkatërruar nga tërmeti i 25 prillit.

“Autoritetet nuk duhet të përdorin kontrollin e zakonshëm në dogana, si në kohë paqeje, në një moment kur duhet të punojnë me procedura të përshpejtuara për tejkalimin e krizës”, deklaroi McGoldrick.

“Jam në dijeni të fakteve se disa donatorë të mëdhenj janë të frustruar nga inkompetenca për të mundësuar dërgimin e ndihmave në zonat e goditura”, theksoi përfaqësuesi i OKB-së.

“Ndihmat janë grumbulluar në aeroportin e Katmandusë, në vend që të shkojnë për ata që kanë nevojë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat