Shpëtohen 3,600 migrantë afër bregdetit të Libisë

Bota

Shpëtohen 3,600 migrantë afër bregdetit të Libisë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 13:43

Anijet italiane e franceze kanë shpëtuar mbi 3,600 migranatë, pasi anijet e kontrabandistëve patën probleme në detin Mesdhe, në afërsi të Libisë.

Zyrtarë italianë treguan se shumica e këtyre migrantëve janë transferuar në porte detare italiane pas disa aksioneve të shpëtimit të Rojës bregdetare dhe të Marinës.

Roja bregdetare italiane njoftoi se mbrëmë vonë ka shpëtuar 16 anije me gjithsej 3,427 persona, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Anijet franceze, ndërkaq, kanë shpëtuar 217 migrantë që udhëtonin me gomone gome, kurse dy kontrabandistë janë arrestuar në ujërat në veri të Libisë, njoftuan zyrtarë francezë. Të gjithë migrantët u transferuan në Itali.

Ky ishte operacioni i parë shpëtimtar i Francës pas vendimit të liderëve të BE-së që të forcojnë patrullimet dhe pas vdekjes së rreth 800 migrantëve afër ishullit italian Lampedusa, kur anija e tyre u fundos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat