Loretta Lynch bën betimin

Bota

Loretta Lynch bën betimin

Më: 27 prill 2015 Në ora: 22:35

Në Departamentin Amerikan të Drejtësisë Loretta Lynch bëri betimin si Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, në një ceremoni e cila u drejtua nga Zëvendëspresidenti Joe Biden.

Lynch bëhet gruaja e parë afrikano-amerikane në këtë post. Ajo pason

zotin Eric Holder, afrikano-amerikani i parë në këtë post, i cili u largua nga posti pasi shërbeu për 6 vjet. Senati voti të enjten për konfirmimin e zonjës Lynch, duke i dhënë fund një procesi që zgjati për 6 muaj, mes debateve lidhur me mbështetjen që ajo i ka dhënë ajo urdhërave ekzekutivë të Presidentit Obama.

Zonja Lynch merr drejtimin e departamentit të drejtësisë kur kanë mbetur më pak se dy vjet në mandatin e dytë të presidentit Obama dhe në një periudhë kur sjelljet e policisë dhe gjendja e të drejtave civile në SHBA, po ndiqen me kujdes pas disa vdekjeve me përfshirjen e oficerëve të policisë, që kanë shkaktuar protesta masive.

Disa kritikë fajësuan zotin Holder për ato që u cilësuan si veprime të nxituara për të kritikuar policët lidhur me këto raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat