Shtatë të vdekur nga një sulm me autobombë

Bota

Shtatë të vdekur nga një sulm me autobombë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 17:39

Së paku shtatë civilë kanë vdekur nga një eksplodim me autobombë në Baja, në një zonë tregu në Bagdad në të cilën në atë moment ka pas shumë njerëz.

Vetura me plot eksploziv ka qenë e parkuar afër një agjencie për shitjen e patundshmërive, ka thënë një polic irakian.

Në spitalin lokal konfirmohet numri i të vdekurve dhe të plagosurve.

Në Bagdad këso sulmesh ndodhin gati çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat