Dhjetëra të vdekur nga stuhitë në Pakistan

Bota

Dhjetëra të vdekur nga stuhitë në Pakistan

Më: 27 prill 2015 Në ora: 08:30

Zyrtarët në veriperëndim të Pakistanit kanë bërë të ditur se shirat e furishëm kanë vrarë së paku 37 persona.

Stuhitë kanë shkatërruar ndërtesa, si dhe kanë çuar në ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjendje emergjente është shpallur në të gjitha spitalet lokale të provincës, Khyber Pakhtunkhva, ku Peshauari është kryeqytet.

Fluturimet në aeroportin e Peshauarit janë pezulluar.

Ushtria pakistaneze ka thënë se ka dërguar trupa në zonë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat