​Presidenti armen shpreson për një mesazh më të fortë nga Erdogan për gjenocidin

Bota

​Presidenti armen shpreson për një mesazh më të fortë nga Erdogan për gjenocidin

Më: 23 prill 2015 Në ora: 17:24

Presidenti armen, Serge Sarkissian ftoi homologun turk, Recep Tayyip Erdogan të bënte një gjest më të fortë gjatë 100-vjetorit të masakrave të armenëve në vitin 1915 me qëllim për të rifilluar procesin e paqes mes dy vendeve të tyre.

“Shpresoj që presidenti të japë një mesazh më të fortë më 24 prill dhe që marrëdhëniet dypalëshe të normalizohen”, theksoi Sarkissian në një intervistë të dhënë për stacionin informativ turk CNN-Turk publikuar sot.

Të hënën, kryeministri islamo-konservator turk, Ahmet Davutoglu deklaroi se ndante dhimbjen me pasardhësit e armenëve të vrarë në vitet 1915 dhe 1917 dhe shprehu ngushëllimet për të afërmit e viktimave, pa njohur karakterin gjenocidar të masakrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat