​Në Pakistan janë vrarë 47 talebanë

Bota

​Në Pakistan janë vrarë 47 talebanë

Më: 23 prill 2015 Në ora: 12:23

Ushtria e Pakistanit ka njoftuar se së paku 47 talebanë janë vrarë nga sulmet ajrore në dy ditët e fundit në veriperëndim të vendit.

Në shënjestër të pozicioneve kanë qenë territore në Vaziristanin veriori, në kufirin me Afganistanin, që konsiderohet territor i rebelëve talebanë.

Ai territor më herët ka qenë në qëllim të aeroplanëve amerikanë transmeton agjencia AFP.

Në sulmin e parë janë vrarë 20 rebelë në mesin e të cilëve tre vetëvrasës dhe janë shkatërruar edhe depot me municione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat