Vazhdojnë edhe sot bisedimet për Iranin

Bota

Vazhdojnë edhe sot bisedimet për Iranin

Më: 2 prill 2015 Në ora: 08:02

Bisedimet ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit vazhdojnë edhe sot në Lozanë të Zvicrës.

Zyrtarë të lartë të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore kanë dështuar të arrijnë marrëveshjen kornizë para afatit të 31 marsit.

Bisedimet kanë për qëllim të bllolojnë kapacitetet e Iranit për ndërtimin e armës atomike, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, kanë thënë se do të qëndrojnë në Lozanë edhe sot në përpjekje për të arritur marrëveshjen “politike”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, u ka thënë gazetarëve në Uashington se “ka ardhur koha që Irani të marrë disa vendime”.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se fuqitë botërore duhet të lëvizin nga vendi dhe jo Teherani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat