Vdiq trashigimtari i gjigantit të naftës, ‘Getty Oil’

Bota

Vdiq trashigimtari i gjigantit të naftës, ‘Getty Oil’

Më: 1 prill 2015 Në ora: 09:27

Andrew Getty, 47 vjeçar, trashegimtari i një prej pasurive më të mëdha nga nafta në SHBA, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Getty, stërnipi i Paull Getty, themeluesit të kompanisë, ‘Getty oil’, është gjetur i vdekur pasditën e djeshme në tualetin e shtëpisë së tij.

Raportohet se policia e ka rrethuar shtëpinë me shiritat e verdhë ku shkruan vendi i krimit, mirëpo mjeku ligjor më pas ka thënë se fjala është për një vdekje natyrale.

Prindërit e tij, Ann dhe Gordon Getty e kanë konfirmuar vdekjen e Andreë përmes një deklarate.

J. Paul Getty i kishte bashkuar disa kompani të naftës në vitin 1960, duke e krijuar kompaninë “Getty Oil”, dhe dikur konsiderohej si një prej njerëzve më të pasur të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat