Fluturimi i ‘Turkish Airlines’ zbritje emergjente në Marok

Bota

Fluturimi i ‘Turkish Airlines’ zbritje emergjente në Marok

Më: 30 mars 2015 Në ora: 18:03

Një fluturim i kompanisë shtetërore turke të fluturimeve, ‘Turkish Airlines’ drejt Brazilit, për shkak të frikës së një sulmi me bombë ka aterruar në Marok.

Ky është fluturimi i dytë i të njëjtës kompani që u përball me këtë shqetësim brenda dy ditësh.

Fluturimi TK15, ishte nisur nga Stambolli drejt Sao Paolos, kur një shënim mbi të cilën shkruante ‘bombë’, është gjetur në tualet të aeroplanit.

Aeroplani me 256 pasagjerë në bord ka deklaruar emergjencën dhe ka aterruar në Kasablanka.

Brenda aeroplanit, megjithatë nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat